Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all 5071 articles
Browse latest View live

Rita Ora, këngë të re për viktimat e tragjedisë së Genfell Tower

$
0
0

Rita Ora mësohet se po përgatit një kenë të re, për t’iu bashkuar të famshmëve për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga zjarri që përfshiu Genfell Tower.

Ylli i muzikës është fotografuar duke shkuar në një studio regjistrimi në Londër pasditen e të shtunës.

Mësohet se këngëtarja është rritur pranë vendit të tragjedisë. Bukuroshja shqiptare kishte veshur një fund të shkurtër të Luis Vuitton dhe një këmishë me mëngë të gjata, ngjyrë blu të çelët, me vija. Ajo dukej mjaft në formë trupore.

18 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)


I huaji këndon në shqip këngën e Capital T (Video)

$
0
0

Fama e Capital T., duket se po i kalon kufijtë. Ai tashmë ka pas vetes edhe fansa të huaj dhe një ndër ta është edhe një person nga Filadelfia.

Ai ka mundur që të mësojë përmendësh këngën e publikuar së fundmi nga Capital T, që titullohet  “Pse po ma lun lojën”.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se sa rrjedhshëm e këndon i huaji këngën e tij në gjuhën shqipe. Për më shumë shikoni videon e publikuar.

19 qershor (gazeta-Shqip.com)

Bruce Willis, skena të nxehta me aktoren 32-vjeçare në filmin e ri

$
0
0

Ajo po hyn në Hollivud me një rol kryesor në filmin Once Upon A Time In Venice.

Dhe, Jessica Gomes ka realizuar disa skena vërtetë të nxehta me bashkëaktorin e saj, Bruce Willis në filmin e ri aksion.

Modelja dhe aktorja 32-vjeçare ka ekspozuar asetet e saj më të mirë teksa karakteri që interpreton, Nola shijon një histori romantike me detektivin privat Steve Ford, që interpretohet nga 62-vjeçari Bruce Willis.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

BB9, Si do përgjigjej Fiorentina nëse Olsi do i propozonte për martesë?!

$
0
0

Teksa janë duke biseduar për martesën e Danjelit dhe Fotinisë, Lupçe këmbëngul se martesa është false, pasi sipas tij nuk mund të biesh në dashuri me 3 muaj.

Por kjo prek Fiorentinën që ka vetëm pak më shumë që njihet me Olsin dhe i thotë Lupçes se me këtë i bie që ai të mos besojë edhe tek ndjenjat mes saj dhe Olsit.

Ai e sqaron atë se nuk e kishe në atë kuptim duke shtuar se ai e beson që Fiorentina e do Olsin, madje beson edhe se mes Danjelit e Fotinisë ka ndjenja, por jo aq sa për t’u martuar.

“Nëse Olsi do të të propozonte, do ta pranoje ti”, e pyet Lupçe Fiorentina, dhe përgjigjja e saj është “sigurisht që jo”.

Më tej Fiorentina shton se nga entuziazmi për momentin mund të kishte pranuar, por do të ishte bërë pishman pas tre ditësh.

20 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Jay Z feston ardhjen në jetë të binjakëve me një album të ri

$
0
0

Beyonce e bëri përsëri baba pak ditë më parë, kësaj radhe me dy binjakë, ndërsa ai nuk ka humbur kohë. Për të festuar ardhjen në jetë të binjakëve, Jay Z ka njoftuar daljen e albumit të ri me titull “4:44”, i cili do të dalë në treg nga 30 qershori.

Njoftimi i albumit të ri është shoqëruar dhe me një video të shkurtër nga aktori Mahershala Ali, i veshur si një boksier. “4:44” del katër vjet pas albumit të fundit “Magna Carta Holy Grail”.

Jay Z është reperi i parë në histori që është futur në Songwriters Hall of Fame, muzeu virtual që u është dedikuar autorëve të këngëve më të rëndësishëm në industrinë muzikore të SHBA-së. Për nder të tij në ceremoni ishte i pranishëm edhe ish-presidenti Barak Obama.

21 qershor (gazeta-Shqip.com)

Kledi, puthje e përqafime me të dashurën (Foto)

$
0
0

Relaks, puthje dhe përqafime. Së bashku në Ibiza, 43-vjeçari Kledi Kadiu, mësuesi i “Amici” me të dashurën e tij 24-vjeçare Charlotte Lazzari. Vajza e vogël Lea nuk ndodhet me ta, por është në duar të sigurta dhe dy prindërit janë duke përfituar për pak pushim së bashku në Baleari.

“Janë pushimet tona të para vetëm, tregon balerini, qëkur jemi bërë prindër. Jemi shumë të lumtur dhe kishim pak nevojë për një pushim të shkurtër. Megjithatë mezi po presim që të kthehemi te vajza jonë dhe në gusht do të ikim të gjithë së bashku me pushime.” Lea është një vjeçe e gjysmë, ndërsa Kledi dhe Charlotte kanë katër vjet së bashku. Dashuria e tyre është rritur e forcuar me kalimin e viteve.

21 qershor (gazeta-Shqip.com)

Kim Kardashian, nënë për herë të tretë …

$
0
0

Kim Kardashian, 36 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj muzikant Kanye West, 40 vjeç, thuhet se kanë paguar një surrogato për të pasur një fëmijë të tretë.

Ky vendim është marrë nga çifti, pasi Kim vuan nga placenta accreta (ndodh kur enët e gjakut dhe pjesët e tjera të placentës rriten shumë thellë në murin e mitrës) dhe nuk mund të lindë një fëmijë tjetër, për shkak se një shtatzëni e tretë do ta vinte jetën e saj në rrezik.

Sipas raportimeve, në marrëveshje surrogatoja duhet të mos pijë duhan, alkool, të mos marrë drogë dhe të mos ketë marrëdhënie seksuale në javët që do të kryhet implantimi i embrioneve. Ajo do ta ketë të ndaluar të bëjë sauna, t’u qëndrojë larg maceve, nuk do të lejohet të lyejë flokët dhe mund të pijë vetëm një kafe në ditë.

Gjithashtu marrëveshja parashikon që Kim dhe Kanye marrin përgjegjësitë ligjore dhe prindërore për çdo fëmijë që mund të lindë me ndonjë anomali apo me defekte.

21 qershor (gazeta-Shqip.com)

Dua Lipa në kopertinën e revistës më prestigjioze të Singaporit

$
0
0

Dua Lipa gjithnjë e më tepër po korr sukses  me zërin e saj brilant. Këtë herë ajo ka pushtuar kopertinën e revistës  “Female” të Singaporit Dua Lipa është një ndër katër këngëtaret më të përfolura shqiptare në mediat ndërkombëtare.

Tashmë fama e këngëtares shqiptare ka arritur edhe në shtetet aziatike, të cilat i kushtojnë artikuj sukseseve të saj.

Revista pritet të dalë në shitje në muajin korrik dhe aty këngëtarja ka folur rreth karrierës dhe projekteve të reja duke mos përjashtuar edhe stilin e saj. “Numri jonë i korrikut 2017 me yllin Dua Lipa”, thuhet në njoftim të revistës.

21 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)


Edi Rama përtej politikës: Kafeja e parë nis me Lindën

$
0
0

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “Wake Up” në Top Channel, aty ku zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale.

Kreu i qeverisë tregoi se si është jeta e tij e përditshme, duke nisur nga mëngjesi: “Kafeja e parë është me Lindën në ballkon, më pas vazhdoj në zyrë me dy kafe të tjera. Gjatë fushatës kalon në një regjim automatik. Linda kujdeset për zërin tim. Ndërsa janë edhe dy njerëz të tjerë që më kanë në dorë: Endri Fuga dhe shoqëruesi im Feti Zeneli. Ata më thonë zgjohu, hip, zbrit…”

Në lidhje me kritikat që merr nga kundërshtarët politikë, Rama tha: “Kam një antiplumb të padukshëm për kritikat që shkojnë te familja”.

Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe deklaroi se kohën për t’u kthejë përgjigje atyre që i komentojnë e gjen gjatë udhëtimeve me makinë ose natën vonë.

22 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Puff Daddy, reperi më i paguar në botë, 130 mln $ në 12 muaj

$
0
0

Është Puff Daddy mbreti i showbiz. Në skenën muzikore për 20 vjet, është ai artisti që ka fituar më shumë sipas listës së “Forbes”: 130 milionë dollarë në 12 muaj.

Më 1999-n, Diddy (siç thirret kohët e fundit) tregonte për revistën se po punonte shumë që të ndërtonte pasurinë e tij, dhe siç duket ka arritur t’ia dalë. Një vend poshtë tij është ylli i vitit: Beyonce, që me albumin e saj “Lemonade” dhe me Formation World Tour ka fituar 105 milionë dollarë.

22 qershor (gazeta-Shqip.com)

Daniel Day-Lewis tërhiqet nga bota kinematografike

$
0
0

Zëdhënësi i Daniel Day-Lewis ka komunikuar se aktori do të tërhiqet nga kinematografia. “Nuk do të punojë më si aktor. U është shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunuesve të tij, ndjekësve të filmave të tij në këto vite. Ky është një vendim privat dhe nuk do të ketë asnjë lloj komenti tjetër për këtë argument.” Për herë të fundit do ta shohim në “Phantom Thread”, një film i Paul Thomas Anderson që del në dhjetor.

Edhe në të shkuarën, aktori britanik është tërhequr nga skena, por ka qenë Martin Scorsese ai që e ka rikthyer. Në vitet e fundit Daniel Day-Lewis ka marrë pjesë në pak filma, i fundit ishte “Lincoln” pesë vjet më parë.

22 qershor (gazeta-Shqip.com)

Madonna nuk ndalet, në një lidhje me modelin 27 vite më të ri

$
0
0

Madonna nuk ndalet. Pasi i dha fund lidhjes me një 26-vjeçar, ka nisur një tjetër marrëdhënie. Diva e muzikës pop duket se vazhdon trendin e saj për të takuar meshkuj më të rinj se vetja.

Raportohet se 58-vjeçarja këtë herë është në një marrëdhënie me modelin 31-vjeçar Kevin Sampaio.

Një vit më parë ajo ishte në një lidhje me 26-vjeçarin Aboubakar Soumahoro, i cili jetonte me Madonnën në rezidencën e saj dhe pranë fëmijëve të këngëtares.

22 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Ilari Blazi “shpërthen” me pushime në Mykonos (Foto)

$
0
0

Foto shpërthyese në Mykonos për Françesko Totin dhe Ilazi Blazin. Familja e ish-kapitenit të Romës është me pushime me miqtë, Radja Naingolan dhe bashkëshorten e tij, Klaudia Lai.

Ish-futbollisti roman ka luajtur së bashku me fëmijët e tij në plazh, ndërsa Ilari, si gjithnjë në super-formë sa i takon fizikut të saj.

Françesko kujdeset për fëmijët e rritur, Kristian dhe Chanel, ndërsa mamaja është e impenjuar me më të voglin e familjes.

Kostum banje trup, flokë të lëshuar, syze të errëta për “showgirl”-in italian, e cila teksa shtrihet në shezlong është fotografuar në pjesën e fundshpinës nga “paparacët”. Fotot flasin vetë, Ilari, me 3 fëmijë, duket sikur është akoma një studente…

22 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com

BB9, Olsi acarohet me Fiorentinën

$
0
0

Olsi është acaruar me Fiorentinën pasi ajo e pyeti atë se si ndihej me të tani që po i vjen fundi këtij “Big Brother”.

Por Olsi del nga vaska, duke i thënë Fiorentinës që ta lërë rehat.

Ndërkohë më pas në prani edhe të Lupçes, Fiorentina provokon me fjalë Olsin. “A ka mundësi ta mbyllësh me këto provokime ti”, i thotë Olsi.

“Unë në fund i nxjerr njerëzit në pah. Unë thjesht e pyeta se si ndihet kur është me mua. Ky hiç”, thotë Fiorentina. “Këtë e tregoj kur të dua unë”, ia kthen Olsi.

Për Lupçen janë fjalë boshe dhe nuk ja vlen të mërzitën për të tilla gjëra.

22 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Granit Xhaka, drejt altarit. I bie në gjunjë Leonitës

$
0
0

Pushimet amerikane të Granit Xhakës këtë verë ishin planifikuar me kujdes, për të bërë një hap që nuk e kishte guxuar asnjëherë më parë.

Futbollistin kosovar, që militon në kombëtaren zvicerane, e kemi parë shpeshherë përtokë në dyluftime të ashpra në kampionatin anglez, por këtë herë ai ra në gjunjë për një propozim klasik martese.

Granit Xhaka e shfrytëzoi ndalesën e verës në plazhet e Miamit në SHBA, për t’i kërkuar dorën të fejuarës së tij historike, Leonita Lekaj.

“Një Top i Artë është mrekulli, por një grua e artë është parajsë”, kështu preferoi ta përkufizonte futbollisti shqiptar çastin e lumtur të çiftit.

Partnerja e futbollistit ka qenë e pandashme në çdo lëvizje të tij. Ajo ra në sy në stadiumet e “Euro 2016” në Francë, si dhe ndjek Xhakën në çdo ndeshje me Arsenalin në Premier League.

22 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

 


Ja si u përgjigjet J.Lo atyre që e akuzojnë se ka bërë fotoshop

$
0
0

Thuajse 48 vjeçe, Jennifer Lopez ka një formë fizike që edhe koleget e saj më të reja e kanë zili. Ajo ka postuar një foto në “Instagram”, ku tregon muskulaturën e saj përpara një pasqyre. Profili i saj është mbytur nga komplimentet, por ka dhe nga ata që e kanë akuzuar se ka përdorur fotoshopin për të modifikuar foton. Dhe përgjigjja e JLo erdhi e menjëhershme …

Kush e akuzoi yllin se ka manipuluar imazhin ja një tjetër foto që tregon se ishte vetëm një njollë në pasqyrë. Ndërkohë, këngëtarja dhe shoku i saj Alex Rodriguez, janë parë së bashku gjatë ditëve të fundit duke bërë pushime në një nga qytetet më romantike të botës, Paris. Ata duken shumë të lumtur së bashku, duke bërë foto dhe shëtitje si një çift perfekt.

23 qershor (gazeta-Shqip.com)

Kanye dëshiron të ketë 5-6 fëmijë me Kim

$
0
0

Kanye West dëshiron të ketë 5-6 fëmijë me Kim Kardashian. Burime kanë thënë për mediat e huaja se Kanye dëshiron një familje të madhe dhe kërkon ta shtojë atë me të paktën edhe 3 fëmijë.

Së fundmi raportohet se çifti kanë paguar një nënë surrogate për të mbajtur fëmijën e tyre të tretë, pasi Kim nuk mundet.

36-vjeçarja është paralajmëruar nga mjekët se nuk mund të mbajë një fëmijë tjetër, pasi i rrezikohet jeta.

Kim dhe Kanye kanë 2 fëmijë, vajzën North 4 vjeçe dhe djalin Saint 18 muajsh.

23 qershor 2017 (gazeta-Ship.com)

Lajme të mira nga Rita Ora

$
0
0

Rita Ora ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e saj, duke konfirmuar  daljen e albumit të ri pas pritjes pesëvjeçare. Albumi i saj i dytë do të lansohet pas më shumë se gjysmë dekade pas atij të fundit, shkruan TheSun.

Albumi i dytë i shumëpritur i Rita Orës është pothuajse gati dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një lidhje direktr në Instagram.

Që nga publikimi i hitit “Hot Right Noë”, ku edhe lëshoi në treg albumin e saj debutues me titull “Ora”, në gusht të vitit 2002, ajo më nuk solli album të ri. Tashmë, 26-vjeçarja Rita Ora ka zbuluar se albumi i saj i ri do të lansohet gjatë kësaj vjeshte.

“Albumi do të dalë në nëntor dhe do të jetë i madh. Unë jam duke punuar në të për të gjitha moshat. “ tha ajo. Në maj të vitit 2017, ajo lansoi këngën e saj të fundit, “Your song”, e bashkë-shkruar me Ed Sheeran.

24 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kate Middleton kërcënon William: Do të kërkoj divorcin nëse nuk më bindesh

$
0
0

Nuk ka paqe për familje mbretërore të Anglisë. Pas deklaratës shokuese të princit Harry, mbi faktin se askush nga familja nuk aspiron për fronin, një tjetër problem del në sipërfaqe për mbretëreshën Elizabeta. Kate Middleton i ka dhënë një ultimatum bashkëshortit të saj William, duke e kërcënuar edhe me divorc.

Sipas asaj që raporton sajti celebdirtylaundry, motivi i sherrit mes çiftit, duket se ka qenë ditëlindja e princit William. Dukesha e Kembrixhit e ka kërcënuar:-“ Asnjë festë nuk do të bësh me miqtë, në të kundërt unë do të lë”.

Kate ende është e lënduar për poshtërimin që Princi i bëri dimrin e kaluar, kur ishte me pushime me miqtë e tij. Atë kohë William u fotografua në një klub nate i dehur, ndërkohë që flirtonte me femra të panjohura.

24 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Sonte, finalja e madhe e Big Brother

$
0
0

Sonte, shtëpia më e famshme në Shqipëri fik dritat dhe pritjes për të mësuar fituesin e këtij edicioni i vjen fundi.

Një edicion me debate të shumta mes banorëve, argëtim pa masë, por mbi të gjitha me surpriza të pafundme si për banorët po ashtu edhe për shikuesit.

Katerina-Lupçe u futën në këtë edicion të 9 të Big Brother si çifti romantik dhe asnjëherë nuk reshtën së treguari ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Fotinia nga Gjirokastra dhe Danjeli nga Tropoja u futën “singel” në shtëpinë e Big Brother, por më pas krijuan një lidhje bashkë, të cilët e çuan shumë më tej edhe pse kishin pak kohë bashkë në shtëpi, ata u martuan në Big Brother.

“Çmenduri dhe pasion”, kështu u etiketua lidhja e tyre kur u futën në Big Brother dhe Fiorentina e Olsi e demonstruan këtë në çdo drejtim në shtëpi gjatë gjithë këtyre ditëve qëndrimi. Ata ishin dy persona shumë aktiv dhe me sens humori, por ajo që binte më shumë në sy në lidhjen e tyre ishte xhelozia e Fiorentinës ndaj partnerit të saj, e cila e bëri më interesante lidhjen.

Megjithatë, gjithçka ata bënë në Big Brother përfundon sonte dhe fituesi do të jetë vetëm njëri prej tre çifteve që zgjidhet me votat e publiku, votim i cili është hapur që të shtunën e kaluar dhe vazhdon ende.

Nata e spektaklit të sotëm, ku do të kurorëzohet edhe fituesit, do të jetë e mbushur me surpriza të shumta, e gjitha për t’u ndjekur dhe shijuar…

24 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Viewing all 5071 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>