Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all 5071 articles
Browse latest View live

BB9, sherri, Olsi-Danjelit: Të kam mbajtur si vëlla, dole legen

$
0
0

Olsi tepër i ngarkuar emocionalisht ka shpërthyer kundër Danjelit e Fotinisë, pasi ky i fundit i ka thënë “bishë” Fiorentinës gjatë lojë me topa-lufta.

Por ndërsa ai kapet me Fotininë për këtë fjalë, ndërhyrja e Danjelit e ka acaruar akoma edhe më tej dhe ka bërë që ai të shpërthejë edhe kundër tij duke e akuzuar për gjeste e fjalë të padenja që ai ka bërë e thënë ndaj Fiorentinës.

“Ti pusho, mbylle gojën. Se dje ke thënë një fjalë, kisha bërë ndërmend të të thosha të shtunën. Se ke bërë shumë gabime. Ti, se të kam mbajtur si vëlla, e kaluar vëllait”, i thotë Olsi Danjelit pasi ky i fundit ndërhyri mes tij dhe Fotinisë.

Por kjo situatë ka acaruar akoma edhe më tej situatën mes dy djemve, kryesisht të Olsit që duket shumë i revoltuar, që ndër të tjera i thotë Danjelit: “Dole te loja jote e parë, je i pafytyrë, legen”.

Është dashur ndërhyrja e banorëve të tjerë për të qetësuar situatën mes Olsit dhe Danjelit.

14 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)


Katy Perry: Ja tre të dashurit me të cilët kam bërë seks…

$
0
0
Perry me John Mayer

Në vendin e fundit, i treti, është Diplo (Thomas Wesley Pentz), producent diskografik, ‘disc jockey’ dhe reper amerikan; i dyti, Orlando Bloom dhe në vend të parë është kitaristi John Mayer. Është kjo renditja e bërë nga Katy Perry, e cila publikon listën e tre meshkujve me të cilën ka bërë seks…

Perry me Orlando Bloom

Marrëdhënia me Diplon ka qenë zbavitëse, me të cilin Perry ka pasur një përvojë të shkurtër në 2014-ën, i cili në “Twitter” ka shkruar: “As që e mbaja mend që kisha bërë seks”, – për ta kaluar më pas me ironi: “Fitova medaljen e bronxit në Olimpiadën e seksit”.

Me Orlando Bloom, këngëtarja ka pasur një lidhje më pak se një vit, ndërsa ne John Mayer, “love story” zgjati rreth 3 vjet, nga 2012 deri në 2015-ën. Është ai që kryeson listën.

Diplo

Këngëtarja amerikane ka zbuluar detaje intime dhe private nga jeta e saj, nga më të trishtat, si mendimi për të vrarë veten, apo depresioni, deri te më “zbavitësit”, si seksi dhe e ka bërë këtë gjatë një lidhjeje direkte prej 3 ditësh në “Youtube” për promovimin e albumit të saj të pestë, “Witness”.

Perry ka ftuar në shtëpinë e saj shumë persona dhe është filmuar në momente të ndryshme të ditës. Mes tyre është edhe një intervistë me James Corden, gjatë të cilës, moderatori britanik i ka kërkuar “të rendisë një listë me ish-at e saj në shtrat, nga më i miri tek më i keqi…” dhe ajo u përgjigj me sinqeritet, duke nënvizuar para së gjithash se “të gjithë ishin dashnorë të shkëlqyer”.

14 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

BB9, Fotinia e shqetësuar nga situata. Danjeli: S’e kam problem, qëndroj dhe një vit

$
0
0

Pas debatit të ashpër që pati natën e kaluar me Oslin, Danjelin dhe Fotininë mëngjesi i gjeti të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve.

Ata morën kafen dhe u vendosën larg të tjerëve, ndërsa nisën të diskutojnë për situatën e krijuar, për të cilën Fotinia ishte pesimiste, ndërsa e kundërta për Danjelin.

“Vetëm nga këto gjërat që po ndodhin këtu të dhemb koka”, tha Fotinia, ndërsa Danjeli mendonte ndryshe.

“Nuk ka lidhje fare. Unë jam shumë në rregull, me këto këtu unë mund të qëndroj edhe një vit”, thotë Danjeli.

Më pas, ata flasin për Fiorentinën dhe për Olsin. Fotinia thotë se kishte dëgjuar Olsin t’i thoshte Fiorentinës të largohej nga ai, kur ajo i tha se nuk kishte folur mirë në debatin me Danjelin.

“Të shkojë të flasë me ata që janë mësuar me atë lloj fjalori. Këtu ka një limit e folura si me mua, por edhe me të tjerët. Të shkojë t’i nxjerri nervat diku tjetër, sepse nuk i ka borxh njeri”, thotë Danjeli.

14 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Mozzik dhe Kida, elektrizojnë sot sheshin Skënderbej me “Cocaina”

$
0
0

Të rinjtë e kryeqytetit do të kenë mundësi që të ndjekin sot nga afër dy nga këngëtarët më të njohur të momentin në Kosovë dhe jo vetëm, Mozzik dhe Kida. Ata do të ngjiten sot në skenën e sheshit “Skëndërbej”, ku do të interpretojnë disa nga këngët e tyre më të njohura siç është një nga hitet e të rinjve “Cocaina”.

Mozzik është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur kosovar, që këndon muzikë hip-hop. Megjithëse është shumë i ri në moshë, është njëri ndër këngëtarët shqiptar më energjik në rrymën e muzikës bashkëkohore. Kida është gjithashtu një këngëtare shumë e njohur, që këndon muzikë pop. Ajo është pjesë e OnRecords, dhe është bërë e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX të mbajtur kohë më parë. Ajo ka debutuar në skenën muzikore me këngën “Murder”, videoklipi i të cilës ka skena pikërisht nga ky koncert.

Gjithashtu gjatë koncertit të sotëm përveç këngëve, do të ketë edhe muzikë moderne të luajtur nga DJ Frost dhe DJ Cosmo. Koncerti i dy këngëtarëve kosovar, është i pesti që mbahet në sheshin “Skënderbej” pas rikonstruksionit të tij të plotë. Në katër netët e para sheshi “Skënderbej” ka pritur katër koncerte, fillimisht ai me këngë e valle popullore nga të gjitha trojet shqiptare, ditën e dytë priti koncertin e tre “mosketjerëve”, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda, në natën e tretë priti perfomancën e orkestrës së Radiotelivizionit Shqiptar me muzikë nga filmat e njohur shqiptarë në vite, ndërsa mbrëmjen e djeshme në skenë u ngjit këngëtarja e njohur e muzikës popullore dhe asaj të lehtë, Aurela Gaçe.

14 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Pamela Anderson, dekolte “bujare” dhe një mik misterioz

$
0
0

Forma marramendëse dhe një dekolte “bujare” në një kostum të bardhë “ala Bardot” nëpër rrugët e Saint Tropez në Francë.

Pamela Anderson nuk u shpëton fotografëve, të cilët këtë herë e “kapën” në shoqërinë e këndshme të një miku misterioz, i cili i mban çantën dhe të cilit ajo i tregon diçka në celular.

Të dy kanë ngrënë në një restorant shumë luksoz dhe pastaj kanë shëtitur pa problem, duke biseduar miqësisht dhe lënë përshtypjen e një bashkëpunimi mes tyre.

15 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

BB9, Ambra frikë nga eliminimi: Provën do e bëj për ju

$
0
0

Ambra ka frikë se mos del nga shtëpia e Big Brother këtë të shtunë dhe prova javore duket paksa e lodhshme për të, por gjithsesi ajo pranon që të marrë pjesë në të.

“Unë nuk jam e interesuar e kalojmë apo jo, se ndoshta dal. Por do e bëj këtë gjë për ju”, u shpreh Ambra teksa është duke biseduar me Donën.

Kjo e fundit i thotë që të shikojë anën pozitive që ajo të vijojë për më tej dhe të mos e mendojë si lojë të humbur.

Edhe pse e sheh si të vështirë, Ambra nuk e fsheh dëshirën për të vijuar më tej “Kam qejf të shkoj deri ne finale se për të fituar e di që nuk fitoj”, shprehet ajo.

15 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Brad Pitt i kërkon falje Jennifer Aniston që e la në 2005-ën

$
0
0

Pas 12 vjetësh, Brad Pitt i kërkon falje Jennifer Aniston, ish-bashkëshortes së tij, që e la në 2005-ën dhe u martua me Angelina Jolie.

Koha i shëron vetë plagët është një shprehje. Pas pesë vjet martesë me aktores së serialit satirik “Friends”, Pitt u dashurua me Jolie-n gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith” dhe kërkoi menjëherë divorcin shkruan shtypi rozë amerikan, duke cituar burime anonime.

Aktori ka bërë një hap prapa, me sa duket edhe falë terapisë së cilës i është nënshtruar pas divorcit nga Angelina.

“Pas divorcit të fundit, i ndodhur disa muaj më parë, Brad, jo vetëm që e ka lënë pijen, por filloi të shkojë edhe në terapi”, – shkruajnë mediet amerikane, që zbulojnë detaje edhe nga një burim anonim: “Brad i kërkoi falje Jenn që i ka thyer zemrën vite më parë. Zakonisht ai nuk hapet kështu, por falë terapisë dhe periudhës së rehabilitimit, ka mësuar të shprehë ndjenjat e tij”.

Një tjetër burim ka shtuar: “Ajo ka qenë e hapur sa i takon faljes së tij në mënyrë të pabesueshme. I ka thënë që e ka falur dhe të përqendrohet tek e ardhmja”.

Aniston do të festojë së shpejti dy vjet martesë me Justin Theroux, ndërsa Pitt është ende në dëshpërim pas divorcit, me problemet e lidhura me kujdestarinë e 6 fëmijëve  Maddox, 15 vjeç, Pax, 13, Zahara, 12, Shiloh, 11, dhe dy binjakët 8 vjeç, Knox dhe Vivienne.

16 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Fiorentina: Fotinia, grua me këmbë përpjetë!

$
0
0

Fiorentina diskuton me Ambran dhe Olsin debatet me çiftin Danjel dhe Fotini. Për këtë të fundit, Fiorentina, që dikur ndante diskutime të ndryshme dhe shpesh ishin në krah të njëra-tjetrës, ka një tjetër mendim tashmë.

“Ai (Danjeli) pse nuk shikon gruan e tij, që e ka me këmbë përpjetë, por shikon këtej?!”, thotë ajo.

Më pas, shton se për Danjelin ka një “gurë në dorë”, duke nënkuptuar një episod që i ka rënë në sy gjatë kohës kur në shtëpi ishte Elsamedi.

Ambra ndan të njëjtin mendim.

“Epo këta mendojn se kur thua më fal i ke të mbyllura të gjitha muhabetet”, thotë ajo.

16 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)


Belen Rodriguez, ndonjëherë “e tepron”… me fustanin

$
0
0

Sërish ajo, Belen Rodriguez. Çfarëdo që të thotë dhe të veshë përbën lajm. Para së gjithash kur bhet fjalë për “look”-un, ajo i tërheq të gjithë dhe i lë pa frymë.

Fustani i zi, thuajse i hapur në çdo cep të tij, ka një fantazi të veçantë. Një model që në teori, duhej të vishej pa të brendshme, por Belen Rodriguez, është detyruar të mbajë diçka…

Topmodelja me origjinë nga Argjentina nuk zhgënjen kurrë.

14 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Fotinia-Danjelit: Çfarë s’më kanë dëgjuar veshët kur t’i flije

$
0
0

Danjeli ishte në gjumë, por për të u fol shumë nga Lupçe, Musa dhe Olsi. Por duket se një pjesë të mirë të diskutimeve janë dëgjuar nga Fotinia. Menjëherë sapo Danjeli zgjohet nga gjumi, ata dalin të dy në oborr dhe Fotinia nis t’i tregojë ato që kishte dëgjuar.

“Çfarë s’më kanë dëgjuar veshët kur ti ishte në gjumë. Musa ka diskutuar me Lupçen dhe kanë përmendur shumë gjëra të shkuara në këtë shtëpi. Përmendën javën kur ne ishim lider dhe sipas tyre, gjërat kanë ndryshuar që prej asaj kohe”, i tregon Fotinia. “Thjesht i bëjnë qejfin vetes”, thotë Danjeli.
16 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Miley Cyrus ‘ndahet’ nga marijuana: Askush s’ka tymosur aq shumë sa unë

$
0
0

Kështu rrëfehet Miley Cyrus në një intervistë të dhënë në një program televiziv rreth drogave të lehta. Që para një muaji, me daljen e albumit “Malibu”, ajo tregoi se donte të shkëputej përfundimisht nga marijuana.

“Vuaja nga ankthe të shumta, deri sa mund të më binte dhe të fiktë gjatë një transmetimi televiziv …”, tregon ish-ylli i Disney, duke dhënë dhe arsyet se pse ka vendosur t’i thotë jo përgjithmonë marijuanës.

“Askush nuk ka vdekur duke tymosur bar, por ama askush nuk ka pirë aq shumë sa unë kam pirë”, thotë Cyrus.

Ish-Hanna Montana ka deklaruar se këtej e tutje dëshiron t’i përkushtohet vetëm muzikës dhe daljes së albumit të saj të gjashtë. Për të deri tani, ky është albumi më i rëndësishëm.

17 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

BB9: Danjeli i vendosur: Olsit nuk i flas

$
0
0

Fotinia i thotë Danjelit se Olsi i flet normalisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë, por për Danjelin mes tyre ka marrë fund marrëdhënia.

Ai shprehet i vendosur dhe thotë se Olsit nuk do t’i flasë më, të paktën në shtëpinë e Big Brother”, për debatin e fundit që ndodhi pak ditë më parë mes tyre.

“Ai do të flasë ty, pse jo, por me mua nuk flet më në këtë shtypi edhe nëse ai do të më flasë”, thotë i vendosur Danjeli.

Fotinia thotë se Olsi duhet të reflektojë për situatën e krijuar mes tyre. “Për mua nuk ka më rëndësi, nuk më intereson më. Unë do të mbaj qëndrimin tim, nuk më intereson fjalori i tillë që përdorin me familjen”, thotë Danjeli.

17 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare regjisori i “Roki” dhe “Djali i karatesë”

$
0
0

John G. Avildsen, fituesi i çmimit “Oskar” për regjinë e filmit “Roki” me aktorin Silvester Stallone, dhe gjithashtu regjisor i filmit origjinal “Djali i karatesë” ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare në Los Anxhelos. Advilsen mori reputacionin e regjisorit që bënte filma për humbësit apo të dobëtit, të cilët në fund dilnin fitues. Suksesi i tij i parë si regjisor ka qenë me filmin “Joe” (1970) me aktorët Susan Sarandon dhe Peter Boyle. “Save the Tiger” (1973), një film tjetër i Avildsen, është nominuar për tri “Oskar”, ku aktori kryesor i filmit, Jack Lemmon, fitoi çmimin si aktori më i mirë.

Avildsen e filloi si një kinematograf, duke u fokusuar në shtatë filma nga mesi i viteve ’60 deri në fillim të viteve ’70, duke përfshirë edhe debutimin e tij si regjisor në “Turn to Love” (1969) dhe përpjekjet e tij të mëvonshme po si regjisor te “Guess What we Learned in School Today , “Joe”, “Cry Uncle”, “Okay Bill” dhe “The Stoolie” (1972).

17 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Iggy Azalea tregon të pasmet bombastike

$
0
0

Ajo është reperja australiane që përtej zërit të bukur, njihet për format e saj të kolme.

Dhe të premten Iggy Azalea i shpërbleu ndjekësit e saj të shumë të Instagram me një foto të guximshme të të pasmeve të saj të bëshme.

Teksa pozon topless, 26-vjeçarja shihet me kurriz, duke e lënë të gjithë vëmendjen tek asetet e saj të famshme.

17 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

J.Lo tregon fizikun perfekt në jaht me të dashurin

$
0
0

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez vërtetuan se janë ende të lidhur, madje shumë ngushtë, me njëri- tjetrin teksa shijonin një udhëtim romantik në Antibes këtë javë.

Çifti dukej i lumtur teksa pushonin në bordin e një jahti të veshur me rroba banjë.

Këngëtarja 47-vjeçare, e cila mesa duket e ka sfiduar plotësisht moshën, shkëlqente e veshur me një palë bikini me ngjyrë të bardhë në formë body, që i nxirrte më së miri në pah format perfekte trupore.

17 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)


Fytyra e mërzitur e Geroge po bën xhiron e botës

$
0
0

Edhe një herë George dhe Charlotte kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve në shesh, të cilët kishin dalë në ballkonin e Buckingham Palace për të shikuar paradën dhe akrobacitë nga pilotët RAF për  “Trooping the Colour”, një ngjarje kjo që shënon çdo vit ditëlindjen e Mbretëreshës.

Fillimisht Geroge dukej që nuk ishte shumë i përfshirë nga ekzibicioni. Telekamerat e BBC e kanë kapur atë mjaft të mërzitur. Fotografitë e hedhura në internet kanë bërë xhiron e botës.

Por ai nuk ka qëndruar për shumë kohë kështu. I janë dashur vetëm pak minuta që ai të përfshihet në festë dhe shikon me interes shfaqjen që jepej në qiell,në nder të nënës së tij.

Ndryshe nga ai, Charlotte nuk e humbi entuziazmin për asnjë moment. Ajo ka buzëqeshur gjatë gjithë kohës.

17 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Anulohet gjykimi ndaj Bill Cosbey, kjo konsiderohet si fitore

$
0
0

Një gjykatës amerikan ka anuluar sot gjykimin ndaj aktori komik amerikan Bill Cosbey, i akuzuar për përdhunim, pasi që juria dështoi të marrë vendimin pas diskutimeve të cilat zgjatën më shumë se 50 orë.

Ky hap paraqitet si një fitore të llojit të vet për aktorin 79-vjeçar, të cilin e pret dënim i përjetshëm nëse gjykohet për tri pika të akuzës për sulm të rëndë seksual ndaj 44- vjeçares Andrea Constend, ngjarje që pretendohet se ka ndodhur në janar të vitit 2004, në villen e tij në Filadelfia.

Anëtarët e jurisë pesë gra dhe shtatë meshkuj nuk arritën të marrin vendimin unik në betejën gjyqësore, e cila ishte shikuar afër nga publiku.

17 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

BB9, zotimi i finalistëve, fituesi shpërndan 1 mln për çift

$
0
0

Të lumtur finalistët bëhen bashkë dhe dalin në oborr ku bëjnë gëzuar dhe urojnë fitoren e më të mirit.

Por deri tek fitorja ka ende kohë dhe Olsi ka një propozim, që merr miratimin e dy çifteve të tjera.

“Ta bëjmë një muhabet këtu që kush fiton 100 milionë t’i japë secilit 1 milionë”, propozon Olsi.

Miratimin e parë e merr nga Danjeli, por me një ndryshim të vogël në shifra.

“Unë jam dakord, nga 500 mijë lekë për çift”, thotë ai.

“Jo, jo. Nga 1 milionë për çift”, këmbëngul Olsi.

Pas kësaj të gjithë “lidhin besën”, por Lupçe është i paqartë.

“1 milionë për person?”, pyet ai.

“Jo, se ashtu i bie rëndë. 1 milionë për çift”, shton Olsi.

18 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Vijnë në jetë binjakët e Beyonce

$
0
0

Këngëtarja e njohur Beyonce është bërë nënë sërish. Siç raportojnë media të ndryshme më SHBA, bashkëshortja e reperit të njohur Yay-Z ka sjellë në jetë binjakët e saj.

Çifti i të famshëmve kanë tashmë edhe një vajzë 5-vjeçare të quajtur Blue Ivy.

Sipas sajtit ‘E’!, çifti është fotografuar teksa shkonin në spital të enjten e shkuar, ndërsa ditën e premte qarkullonte fotoja e një gruaje me një tufë lule në duar dhe 2 tullumbace, një rozë e një bojëqielli ku shkruhej: ‘Baby Girl’ e ‘Baby Boy’. Beyonce në fakt nuk e ka zbuluar asnjëherë gjininë e binjakëve të saj.

18 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Krimineli më i famshëm në botë vjedh vëmendjen e pasarelës së Milanos

$
0
0

Ai e përdori uniformën portokalli të burgut për t’u bërë i famshëm dhe i adhuruar në të gjithë botën.

Dhe ashtu siç pritej të gjithë sytë ishin tek i ashtuquajturi ‘krimineli seksi’ Jeremy Meeks në pasarelën e Philipp Plein në javën e modës në Milano.

33-vjeçari dukej shumë i pashëm teksa kalonte në pasarelë teksa mbante në vesh në cigare dhe në dorë një xhaketë lëkure.

18 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Viewing all 5071 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>