Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Al Bano pëson infarkt gjatë provave, operohet në zemër

$
0
0

foto Fabio Ferrari - LaPresse 15 02 2011 Sanremo IM 61mo festival della canzone italiana Albano Carrisi nella foto: Albano Carrisi photo Fabio Ferrari - LaPresse 15 02 2011 Sanremo IM 61th Festival of Italian Song Albano Carrisi in the photo: Albano Carrisi

Këngëtari i njohur italian dhe shumë i dashur për shqiptarët, Al Bano Carrisi ka kaluar dy infarkte gjatë provave teksa përgatitej për koncertin e Krishtlindjeve mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave, italiane këngëtari është shtruar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Sipas revistës Oggi, që e kishte kontaktuar këngëtarin mëngjesin  e sotëm pas operacioni Al Bano i ishte nënshtruar një operacioni 3 orësh dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar.

“Tani jam mirë, është shprehur këngëtari i njohur. Gjatë natës më operuan. Nëse gjithçka shkon mirë, brenda pak ditësh do të dal nga spitali. Kam kaq shumë gjëra për të bërë. Në fund të fundit, aty lart nuk më do askush. Do të rri këtu poshtë”, është shprehur me shaka Al Bano.

10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>