Në vitin 2017-të nuk kishte marrë pjesë për shkak të shtatzënisë, por këtë vit Beyonce nuk mungoi. Ylli i muzikës pop, është kthyer të interpretojë ‘live’ me një performancë që i ka lënë të gjithë pa fjalë. Jo vetëm ndryshimi i ‘look’-ut (xhinse të shkurtra, me çizme në stilin e një mbretëreshe), por edhe muzikë. Gjatë setit të saj, ajo ka interpretuar në skenë me Michelle Williams e Kelly Rowland për një ribashkim me grupin e njohur dikur “Destiny’s Child” dhe ka dueluar me Jay-Z dhe motrën e saj Solange.
“Kam nevojë për energjinë tuaj”, – ka deklaruar Beyoncé para se të niste të këndonte, mes balerinave dhe një bande frymore që po njoftonte rikthimin e mbretëreshës në skenë. Mes dritave dhe mjeteve piroteknike, Qeen Bey ka dhënë një spektakël të madh për të festuar faktin se është gruaja e parë afro-amerikane që ishte një “headliner” e festivalit amerikan shumë “glamour”. Përveç klasikëve të saj (“Crazy in Love”, “Diva”, “Single Ladies” e “Love On Top”), ajo ka ofruar ribashkimin surprizë me “Destiny’s Child”, duke ndezur fansat e pranishëm.
16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)