Fituesja e “Eurovision” Conchita Wurst ka deklaruar se është me HIV dhe po merr trajtim prej vitesh.
29-vjeçarja bëri me dije se kishte vendosur që ta mbante të fshehtë këtë detaj mbi jetën e saj, por ish i dashuri e kërcënoi që do ta bënte publik.
“Nuk ia jap askujt të drejtën që të më kërcënojë dhe influencojë në jetën time”, shkroi ajo në Instagram.
Ajo shtoi se është trajtuar rregullisht dhe kjo e kishte shtypur virusin deri në atë masë që të mos zbulohej në gjakun e saj.
Wrust shtoi se trajtimi i rregullt e kishte ‘shtypur’ virusin deri në masën sa nuk mund të zbulohej më në gjakun e saj.
“Unë shpresoj t’ju jap të tjerëve guxim dhe të ndërmarr një hap tjetër kundër njerëzve që, nëpërmjet sjelljes së tyre ose të të tjerëve, janë infektuar me HIV,”-shtoi Concita.
Wurst është artiste austriake dhe mori vëmendje ndërkombëtare pasi fitoi konkursin e Eurovizion 2014 me këngën ‘Rise Like A Phoenix With James Bond’.
16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)