Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Ylli i rokut Meat Loaf rrëzohet në skenë (Video)

$
0
0

Meat LoafKëngëtari i famshëm i rokut, Meat Loaf, 68 vjeç, është shembur në tokë një natë më parë në skenën e “Nothern Jubilee Auditorium” në qytetin Edmonton, në Kanada, ku po interpretonte me bandën e tij muzikore. Loaf-it i kanë rënë të fiktë për shkak të një problemi dhe ai është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt.

Lajmi, i cili ka qarkulluar deri dhe në televizionet Cbs dhe Bbc, i ka tronditur të gjithë fansat e këngëtarit. Madje dikush ka postuar në rrjetet sociale videon e momentit të rënies në skenë: duket këngëtari që ndihet keq, banda ndalon muzikën dhe stafi shkon ta ndihmojë menjëherë.

Meat Loaf sapo kishte anuluar dy data të turit të tij muzikor për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Në momentin e shembjes në skenë, 68-vjeçari është ndihmuar nga disa anëtarë të stafit të tij.

Meat Loaf konsiderohet njëri prej artistëve krijues më të suksesshëm të të gjitha kohërave me albume si “Bat Out of Hell”, i shitur me mbi 43 milionë kopje anembanë botës e që 40 vjet pas publikimit vazhdon të shitet me rreth 200 mijë kopje çdo vit.

17 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>