Skandal në spektaklin “Big Brother” në Britaninë e Madhe. Modeli Marco Pierre White Jr, djali i një kuzhinieri të famshëm dhe personazhi televiziv britanik, shfrytëzon çdo rast për të bërë seks me “lepurushen” e tij Laura Carter.
Dhe kjo, sepse ka vendosur të përfitojë nga statusi i tij “gjysmë-beqar”. Në të vërtetë, e fejuara i ka dhënë leje ta tradhtojë gjatë pjesëmarrjes në “reality show”. 21-vjeçari është kapur në “flagrancë” në shtrat me një tjetër pjesëmarrëse, 30 vjeçe.
Materiali filmik, tregon çiftin duke bërë seks dhe duke u fshehur poshtë çarçafëve, pavarësisht nga temperaturat e larta, për të mos shqetësuar pjesën tjetër të konkurrentëve.
Takimet mes të dyve janë shumë të nxehta edhe në divanin e shtëpisë. Një mbrëmje, ishte nën efektin e alkoolit dhe përpara të gjithëve ai ka filluar t’i puthë gjoksin, duke tronditur telespektatorët.
Në rrjetet sociale komentet kanë qenë të shumta. Fansat kanë deklaruar se janë të paqartë për statusin e Marco Pierre. “Ka një të fejuar, nuk duhet ta bëjë edhe nëse ajo i ka dhënë leje”. “Duhet të tregojë më shumë respekt”, është një tjetër opinion në ueb.
I riu merr pjesë në “reality”, sepse duhet të shlyejë shumë borxhe, por famën e tij ia detyron babait. Marco Pierre White është një shef i konsideruar mes baballarëve të kuzhinës moderne, i cili ka fituar famë duke bashkuar traditën specifike britanike të gatimit me atë italiane.
17 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)