Gjatë javëve të fundit, sajtet rozë në të gjithë botës e kishin lajm të sigurt përfundimin e historisë së dashurisë mes Pique dhe Shakira.
Çifti që janë prindër të dy fëmijëve deri tani ishin treguar mjaft diskret duke mos reaguar, por duket se sulmuesi i Barcelonës ka vendosur të mos heshtë më dhe të përgënjeshtrojë të gjitha thashethemet.
Përmes një videoje të shkurtër në Insta Story, Pique shihet teksa merr pjesë në provat për një koncert të bashkëshortes së tij. Me një gjest që tregon se duhet mbajtur qetësi pasi ndodhet në sallën e provave futbollisti duket se ka hedhur poshtë të gjitha aludimet.
10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com )