Aktorja e njohur italiane, Asia Argento ka akuzuar producentin e njohur hollivudian, Harvey Weinstein se e kishte përdhunuar.
Në një intervistë për ‘New Yorker’, aktorja ka rrëfyer se në vitin 1997, kur ajo ishte 21-vjeçe ishte abuzuar seksualisht nga producenti, i cili prej disa ditësh është vënë në qendër të akuzave për disa raste abuzimesh.
Një denoncim të ngjashëm nda Wienstein kanë bërë edhe aktoret Rosanna Arquette dhe Mira Sorvino.
10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com