Meryl Streep ka refuzuar që të veshë në ceremoninë e cmimeve Oscar fustanin e dizenjuar nga “Chanel”. Vendimi i beftë ka sjellë një përplasje mes stilisit të përhershëm të “Chanel”, Karl Lagerfeld dhe aktores. Lagerfelde akuzon aktoren duke i thënë se ajo ka kërkuar para për të veshur fustain “Chanel”, gjë që Meryl Streep e ka mohuar.
“Është aktore gjeniale, por edhe dorështrënguar, apo jo? Streep është tërhequr në momentin e fundit nga fustani i krijuar enkas për të sepse për ta mbajtur veshur në mbrëmjen gala, ajo ka kërkuar një çek. Pasi i dhuruam një fustan 100.000 eurosh, morëm vesh që duhet edhe ta paguanim për ta mbajtur në trup. Ne japim fustane, ne krijojmë fustane, por ne nuk paguajmë për fustanet.Një artiste e madhe, por pa klas. Nuk ka publicitet falas pra për asnjë atelier, por politika e “Chanel” e ndalon t`iu ofrohen para aktorëve apo modeleve për t’i bindur të paraqiten me veshjet e saj”, është shprehur i indinjuar Lagerfeld Women’s Wear Daily.
Fituesja e çmimit Oscar nuk vonoj të përgjigjej. “I madhi Karl Lagerfeld më ka përbaltur mua, stilistin tim, dhe atelierin e shkëlqyer që zgjodha. Ai gënjeu në nominimin tim të 20-të rekord dhe kjo bëhet për të më eklipsuar në sytë e medias, të kolegeve të mi dhe të publikut. Çfarë shkruan revista janë të pavërteta”, deklaroi aktorja.
27 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)