Ryan Reynolds dhe bashkëshortja e tij, Blake Lively janë shfaqur si rrallë herë në publik së bashku me 2 vajzat e tyre, pasi aktori kanadez u nderua me një yll në Bulevardin e Famës.
Vajza 2-vjeçare e çiftit të aktorëve të famshëm, James arriti të vidhte shfaqjen teksa mori mikrofonin në dorë dhe nisi të kërcente në tapetin e kuq.
Reynolds e vlerësoi këtë si një nder të madh, duke shtuar se të jesh pjesë e Bulevardit të famës është një moment i jashtëzakonshëm në të gjitha kuptimet
16 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)