Modelja e bukur ruse, Masha Rudenko ka deklaruar se është e dashura e këngëtarit legjendar të Rolling Stone, Mick Jagger. Marrëdhënie e fshehtë e rokerit me modelen ruse thuhet se ka zemëruar shumë Melanie Hamrick,balerinën amerikane dhe nënën e fëmijës së tij të tetë.
Zërat për një lidhje të modeles me këngëtarin u shtuan kur ajo refuzoi të komentonte apo kundërshtonte në rrjetet sociale kur një mik kishte pretenduar se ajo ishte e dashura e Jagger.
Rudenko, e cila thuhet se është refuzuar nga Jagger për 18 muaj me radhë, shkoi për të parë performancë e tij në festivalin e Coachella në tetor, prej nga postoi një foto të këngëtarit në skenë. Kur një mik e pyet: je më të dashurin tënd, modelja nuk e mohon. Kaq ka mjaftuar që revistat ruse të shkruajnë për një lidhje mes Jagger dhe Rudenko.
14 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)