Rikthehet saga ‘Fast & Furious’, kapitulli i tetë ( i pari pa Paul Walker, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në vitin 2013). Në vazhdën e suksesit të Fast & Furious 7 , i cili doli në kinema në vitin 2015, një nga filmat që arriti më shpejtë miliardin e parë të fitimeve në historinë e kinematografisë ndërkombëtare, vjen episodi i radhës bashkë me aktoren e re që i shtohet kastit të aktorëve, yllin e Hollivudit, Charlize Theron.
Tashmë që Dom dhe Letty janë në muaj mjalti dhe Brian e Mia janë tërhequr – dhe pjesa tjetër e grupit kanë dalë të pafajshëm, ekipi i udhëtarëve të përjetshëm kanë nisur një jetë normale.
Por grupi i famshëm do të vihet para provës më të vështirë kur një grua misterioze (aktorja fituese e çmimit Oscar, Charlize Theron), e nxit Dom të kthehet në botën e krimit, nga e cila ai përpiqet më kot të shpëtojë, duke e bërë atë të tradhtonte gjërat më të shtrenjta. Filmi do të shfaqet në kinema 13 prill 2017,
13 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)