Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Mick Jagger baba në moshën 73 vjeç, lind fëmija i tij i tetë

$
0
0

Mick JaggerNë 2014-ën është bërë gjysh, ka pesë nipër dhe 7 fëmijë, të gjithë mes 17 dhe 45 vjeç, që i ka pasur nga partnere të ndryshme dhe tani, në moshën 73-vjeçare, Mick Jagger, është bërë baba për herë të tetë. Një tjetër mashkull për legjendën e rokut të grupit të Rolling Stones. Këtë herë, ajo që e ka bërë baba, është balerina Melania Hamrick, 29 vjeçe, me të cilën, sipas zërave të shtypit rozë, Mick duket se i ka dhënë fund marrëdhënies…

Në ditët e shkuara, disa tabloidë, kishin shkruar se këngëtari i Rolling Stones, është duke frekuentuar modelen Masha Rudenko, e cila nuk humb asnjë koncert të grupit britanik. Një aventurë, për të cilën muzikanti anglez duket se ka lënë Melanian pak ditë para lindjes së djalit. Biografi i muzikantit, Bernard Doherty, ka injoruar zërat e “gossip”-it, që prindërit janë të dy “të lumtur” dhe që Mick ishte në spital në momentin “e lindjes”. “Nëna dhe foshnja janë shumë mirë, i kërkojmë mediave që të respektojnë tani privatësinë e tyre”, – ka shtuar.

Nga shtatë fëmijët, Georgia, James, Jade, Elizabeth, Lucas, Karis e Gabriel, të moshës mes 17 dhe 45 vjeç, Jagger kujdeset në mënyrë aktive me “ndihma” bujare ekonomike dhe duket se edhe me këtë të fundit nuk do të heqë dorë.

Melanie Hamrick duhet  të marrë nga kreu i grupit Rolling Stones 15 mijë dollarë në muaj për fëmijën deri në moshën 18 vjeç, përveç apartamentit luksoz në Nju Jork i blerë 6.5 milionë dollarë, ku nëna dhe bebja jetojnë aktualisht.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>