Modelet italiane, Giulia Salemi dhe Dayane Mello kanë lënë një përshtypje jo të mirë në Festivalin e Filmit në Venecia, duke krijuar situata të sikletshme. Shkak për këtë janë bërë fustanet që bukuroshet kishin veshur.
Dyshja, që u shfaqën pa të brendshme, u komentuan negativisht në mediat e huaja dhe veshja e tyre u quajt e papërshtatshme.
Dayane kishte veshur një fustan rozë me shpatulla jashtë dhe një rrip të madh në mes. Ndërsa Gulia, një fustan portokalli. Mirëpo, pjesa e poshtme e fustanit ishin pothuajse e njëjtë te të dyja modelet.
4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)