Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

E merr vajzën në stadium? Braçe: S’mund të shkelë akoma!

$
0
0

I ftuari i tretë i Dojnës për këtë sezon të “Pop Culture” ishte deputeti socialist Erion Braçe, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, i cili bëri një rrëfim të gjatë mbi jetën e tij personale.

Duke ditur pasionin e madh që ka për futbollin, nuk mund të mungonte një pyetje që përfshin edhe vet vajzën e deputetit:

A e merr ai në stadium Anjën?

“Anja vdes të vijë në stadium, por te këto stadiumet shqiptare, ku fillon ndeshja mirë dhe më pas vijon me nënë, me motër, më babë dhe ku personazh jam edhe unë zakonisht, nuk mundet që të shkelë ende. Ka qenë një herë me mua në Barcelonë, por stadiumi ishte bosh. Nuk jam baba xheloz, por stadiumi nuk është ende ambient ku mund të marr vajzën me vete”, është shprehur Braçe.

I ngacmuar nga Dojna Mema sesi do të reagonte Braçe, nëse Anja mund të binte në dashuri me një tifoz të Tironës, duke hezituar pak, ai u shpreh se mjafton që vajza të zgjedhë vet.

Ndiqni më poshtë videon e intervistës. Deklarata për të bijën, rreth minutës së 24-t.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>