Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Cardi B dhe Nicki Minaj rrihen në mes të njerëzve (Video)

$
0
0

Cardi B dhe Nicki Minaj janë përleshur fizikisht mbrëmjen e djeshme gjatë javës së Modës në New York. Dhuna filloi pasi Cardi u përplas me Minaj mbi gënjeshtrat që kjo e fundit po përhapte për të.

“TMZ” raporton se Nicki Minaj ishte duke biseduar me miqtë e saj ndërkohë që Cardi B i është afruar duke i bërtitur dhe kërcënuar. Edhe pse fillimisht Nicki po përpiqej t’i shmangej reperes së irrituar, ofendimet e kësaj të fundit kanë bërë që vajzat të ushtrojnë dhunë ndaj njëra-tjetrës.

E gjithë festa u shkatërrua teksa ato godisnin njëra-tjetrën me grushte e më pas me këpucë. Bashkëshorti i Cardi B, Offset po përpiqej të qetësonte situatën dhe të largonte reperen nga salla kur gjithashtu është goditur me një çizme në kokë.

Cardi B u shoqërua jashtë godinës me një hematomë të madhe afër syrit.

8 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>