Valltarja dhe këngëtarja kosovare Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi” prej disa kohësh qëndronte në hije duke shmangur daljet në faqet rozë të mediave, por duket se është rikthyer dhe shumë “fuqishëm” madje.
Ajo ka postuar në “Snapchat” disa foto shumë të nxehta, teksa shihet duke drejtuar makinë me gjoksin jashtë, teksa i mbulon “pasuritë” vetëm me rripin e sigurimit.
“Respekt n’maksimum për komunikacion”, shkruan Kallashi në fotot me përmbajtje të lartë erotike.
Por më epik është reagimi i një efektivi policie, që i ka dërguar foton e tij duke i shkruar: “Respekto ligjet të lutem”.
S’mungon as përgjigja e Kallashit që ia ka hequr “trurin” policit të gjorë, duke ia kthyer me një tjetër foto tjetër me gjoksin jashtë, ku me ironi shkruan: “Dënimi pa sytjena 500 euro”.
6 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)