Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Motrat Hadid “eklipsojnë” çerekfinalen e US Open (Foto)

$
0
0

Për të gjithë të pasionuarit pas tenisit vëmendja është spostuar në New York, ku po zhvillohet një nga turnetë më të mëdhenj të këtij sporti, US Open.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (me orën lokale shqiptare) u zhvillua ndeshja çerekfinale mes Serena Williamsit dhe çekes Karolina Pliskova, e fituar nga amerikania me rezultatin 2-0.

Gjithsesi, më shumë se te ndeshja, vëmendja ishte përqendruar te publiku, ku kishte ardhur për të shijuar sfidën modelja e njohur amerikane, Bella Hadid. 21-vjeçarja është nga më të ndjekurat në rrjetet sociale, me më tepër se 20 milionë fansa, ndërsa është imazh për shumë kompani të mëdha mode.

5 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>