Tre ndeshje dhe zero gola. Ky është bilanci negativ i Cristiano Ronaldos me Juventusin, në një debutim për t’u harruar të portugezit në Seria A.
CR7 vijon të mbetet “shterpë” në fushën e blertë, por golin më të bukur e ka shënuar jashtë saj, që mban emrin Georgina Rodriguez, me të cilën duket i dashuruar kokë e këmbë.
Ylli i Juves, pasi hoqi dorë nga përfaqësimi i Portugalisë në ndeshjet e para të “Ligës së Kombeve” po e shijon pushimin e përballjeve të kombëtarëve, duke u ndalur me Georginën në brigjet e kaltra të Italisë.
CR7 është fotografuar duke pushuar me partneren e tij në bregdet dhe duket se ajo është më në formë se kurrë, pasi me bikini të zeza i ka marrosur fansat.
24-vjeçarja tregoi format që do t’i kishte zili çdo sulmues goli si Cristiano Ronaldo dhe është padyshim kura më e mirë që yllit portugez i duhet në këtë fillim të dobët sezoni para portës.
3 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)