Lufta mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt bëhet… më e ftohtë. Dy yjet e Hollivudit, kanë vendosur, nëse jo një paqe, të paktën një armëpushim sa i takon fëmijëve, duke gjetur një marrëveshje të përbashkët për kujdestarinë e tyre. Gjithçka, në pritje të firmës vendimtare që do të finalizojë “më në fund” divorcin.
Sipas shtypit amerikan, të dy kanë thirrur një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve, e cila ishte planifikuar në ditët e fundit, pikërisht në bazë të marrëveshjes së përkohshme të arritur mes të dyve.
Për t’i këshilluar ata, për këtë mënyrë më “paqësore” drejt një divorci konsensual, kanë qenë avokatët e çiftit dhe të dyja palët kanë rënë dakord mbi propozimin. Detajet e këtij armëpushimi të përkohshëm nuk kanë rrjedhur ende, por ajo që është e sigurt, është se për një kohë, të dy, Brad dhe Angelina duhet të lënë mënjanë akuzat reciproke në emër të qetësisë së gjashtë fëmijëve të adoptuar dhe ata natyrorë: Maddox prej 17 vjetësh , Pax e 14, Zahara e 13, Shiloh e 12 dhe binjakët Vivienne dhe Knox e 10.
24 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)