Scarlett Johansson është aktorja më e paguar e vitit 2018, në renditjen vjetore të bërë nga revista “Forbes”. Në krahasim me vitin 2017, ajo ka katërfishuar të ardhurat e saj dhe i ka parakaluar të gjitha, duke fituar 40.5 milionë dollarë, kryesisht falë rolit të saj të Vejushës së Zezë në “Avengers: Infinity War”. Pas saj, në distancë renditet Angelina Jolie, e dyta me 28 milionë dhe Jennifer Aniston, e treta me 19.5 milionë dollarë.
Renditja merr parasysh të ardhurat e yjeve midis 1 qershor 2017 dhe 1 qershor 2018. Revista e famshme e ekonomisë dhe financave amerikane, ka vërtetuar se Johansson ka marrë vendin e parë të Emma Stone, e cila pas “The La Land “dhe “Oscar”-it për Aktoren më të Mirë, mbylli 2017 para të gjithë kolegëve. Por gjithçka ndryshoi në 2018-ën dhe Stone nuk është as në dhjetëshen e parë.
Jennifer Lawrence është e pari pas podiumit me 18 milionë dollarë, e ndjekur nga Reese Wintherspoon me 16.5 milionë, Mila Kunis me 16. Në vendin e shtatë është Julia Roberts me 13 milionë, përpara Cate Blanchett me 12.5 dhe Melissa McCarthy me 12. Mbyll “Top Ten Wonder Woman”, Gal Godot me 10 milionë.
Ndërkohë, Scarlett Johansson do të rifillojë rolin ikonë të Vejushës së Zezë në “Avengers 4”, e cila do të dalë në vitin 2019, dhe gjithashtu Marvel ka njoftuar se regjisori Cate Shortland do të drejtojë filmin e parë tërësisht të dedikuar për spiunin rus.
19 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)