Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Demi Lovato nuk dorëzohet pas… overdozës!

$
0
0

“Kam qenë gjithnjë e ndershme mbi varësinë time dhe ajo që kam mësuar është se sëmundja nuk është diçka që zhduket me kohën, por diçka për t’u mposhtur dhe unë nuk ia kam dalë akoma…”. Këto janë rreshtat e parë të postimit në rrjetet sociale të Demi Lovatos, e cila prej dy javësh është e shtruar në spital pas shtrimit për overdozë. Këngëtarja dhe aktorja e Albuquerque, më në fund ka thyer heshtjen për të falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë dhe për të rrëfyer se ka akoma… “shumë punë për të bërë”.

Demi shprehu mirënjohjen fansave të saj për mbështetjen që i dhanë gjatë ditëve më kritike për jetën e saj. Ajo tha se tani kishte nevojë për tu shëruar duke shtuar se do të vazhdojë të luftojë ndaj varësisë ndaj drogës. Lovato, e cila ka realizuar hite të mëdha në gjithë botën si Skyscraper, Cool For The Summer dhe Sorry Not Sorry, ka luftuar me ka luftuar me abuzimin e substancave për vite.

Muajin e kaluar ajo anuloi shfaqjen e saj në London’s O2, duke njoftuar lajmin në Tëitter vetëm disa orë para se të fillonte koncerti.

Në një këngë të publikuar së fundmi, ajo thotë: “Mami më vjen keq që nuk jam e matur dhe babai më fal për pijet e derdhura në dysheme.”

Ndërsa kënga mbaron me fjalët: “Më vjen keq që jam në këtë situatë përsëri, por premtoj se do marr ndihmë. Nuk ishte qëllimi im, më vjen keq për veten time”.

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

6 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>