Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Ylli i kinematografisë kineze zhduket pa lënë gjurmë!

$
0
0

Fan Bingbing, aktorja e famshëm dhe e pasur kineze, gjithashtu protagoniste në rolin e “Blink” në filmin “X-Men: Ditë të një të Ardhmeje të Kaluar” (2014), është zhdukur pa asnjë gjurmë. Në rrjetet sociale, ku në atdhe ka 62 milionë ndjekës, aktorja nuk ka qenë aktive për ditë dhe as nuk shfaqet në publik: fansat janë shqetësuar. Burime të shtypit flasin për një evazion të mundshëm fiskal për të cilin ishte akuzuar kohët e fundit.

Në “Sina Weibo”, një platformë e madhe dhe shumë popullore e mikroblogingut kinez, e ngjashme me Twitter dhe Facebook, aktorja është një nga personalitetet më me ndikim ndonjëherë. Aq sa ka sjellë përpara paralelisht me rolin e aktores edhe atë të modës dhe përfaqësimeve kozmetike. Por postimi i saj më i fundit daton që nga 2 qershori dhe nuk ka gjurmë të tjera prej disa ditësh.

Kjo ka krijuar shqetësim midis admiruesve të Bingbing, aq shumë për të ushqyer spekulimet. Një nga përgjigjet e mundshme për mungesën e saj, e cila shkon përtej rrjeteve sociale, siç thonë burimet kineze që nuk e kanë parë atë në publik që nga fillimi i korrikut, mund të jetë përfshirja e aktores në një rast të evazionit fiskal.

Në maj, në fakt, dy kontrata u hapën për të njëjtin film të xhiruar nga aktorja. Në njërën prej tyre, pagesa ishte 1.5 milionë dollarë dhe u prezantua rregullisht tek autoritetet tatimore. Tjetra, nga 7.8 milionë, dyshohet se është fshehur për mos pagesën e taksave. Prandaj hetimi kundër saj dhe hipoteza (e pakonfirmuar) për të cilën ajo do të merrte urdhrin të mos largohej nga Kina dhe të mos shfaqej në publik.

Shtëpia e prodhimit të filmit në fjalë ka mohuar gjithçka, por aktorja është zhdukur nga skena që ushqen misterin.

3 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>