Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Rita Ora, me avion privat dhe me flokë të kuqe në Tiranë

$
0
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka mbërritur në Tiranë pak para koncertit në sheshin “Skënderbej”, ku përveç sa do të performojnë edhe yje të tjerë të muzikës shqiptare.

Eleni Ora, motra e Ritës ka publikuar një fotografi me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe me këngëtaren e njohur në Tiranë.

Ndryshe nga kohët e fundit, Rita është shfaqur me një “look” ndryshe, teksa shihet me flokë të kuqe.

Nga fotot e publikuara nga motra e saj, mësohet se familja Ora ka udhëtuar me një avion privat drejt Tiranës. Ylli i muzikës shoqërohej po ashtu nga disa truproja personale.

Pas Ermal Metës, Rita Ora është këngëtarja e dytë me origjinë shqiptarë, që do të mbajë koncert në ‘Sheshin Skënderbej’.

3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>