Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Ish-Miss Franca nuk e ka problem celulitin! (Foto)

$
0
0

“Celulite”, një fjalë e vështirë për t’u thënë, sidomos drejt atyre që nuk pranojnë ta dëgjojnë. Por ka edhe nga ato femra që nuk e kanë problem. “Po, kam celulit… dhe çdo ditë ndihem mirë dhe njerëzit më thonë se dukem bukur”.

Camille Cerf, ish-Miss Franca 2015, shfryn në rrjetet sociale, pasi është akuzuar për ndonjë kilogram më shumë.

Ish-mbretëresha e bukurisë, pranoi se kishte shtuar katër kilogramë dhe për këtë arsye ndaj saj shpërthyen kritikat, duke i thënë se ishte shëndoshur shumë.

Lidhur me këto kritika, Camille, shkroi një postim: “Kur isha 15 vjeçe, u bëra modele. Mu kërkua që të isha e kujdesshme me peshën e trupit dhe se bukuria ime ishte sinonim i dobësisë ekstreme. Më pas u rrita dhe u bëra grua me forma. Dhe nuk jam ndier asnjëherë më mirë se sa me trupin që kam sot”.

Por reagimi i ish-Missit mbyllet me këto fjalë, “Bukuria nuk është një çështje peshe. E rëndësishme është që të mësosh të duash veten. Kështu që duajeni veten!”

31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles