Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Koncerti në Tiranë, Rita Ora: E ngazëllyer, kryeqyteti gjithnjë në ndryshim

$
0
0

Tirana do të presë më 3 qershor këngëtaren e njohur në të gjithë botën me origjinë shqiptare Rita Ora. Përmes një postimi në Facebook, Rita Ora shkruan se ndihet e ngazëllyer që do të vijë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo, kryeqyteti shqiptar është gjithnjë në ndryshim. “E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në Sheshin e mahnitshëm ‘Skënderbej’. Mezi pres për të festuar me të gjithë ju”.

Ky postim është edhe një reklamë e shkëlqyer për Tiranën në të gjithë botën, duke qenë kartolina më e bukur në këtë prag sezoni turistik. Këngëtarja me famë botërore rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh, ndërsa garanton se do argëtojë me performancë madhështore fansat shqiptarë në Tiranë më 3 qershor.

9 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>