Pa make-up dhe me bikini me ngjyrat e tigrit, Rihanna ka provokuar ndjekësit me foto seksi. Ylli nga Barbados ka postuar disa foto në Instagram, ku shfaqet me bikini. Krahas fotove 30-vjeçarja shkruan: “Kur nuk pret dot për verën”.
Disa ditë më parë ajo na tregoi linjën e saj të të brendshmeve, që do të prezantohet zyrtarisht më 11 maj. Mirëpo, e veçanta e këtij koleksioni janë masat e ndryshme, që nga S e deri te XXXL. Edhe prezantimin e linjës së re e bëri me modele të kolme, duke sjellë një risi në botën e modelingut dhe duke bërë që vajzat ta duan trupin e tyre, pavarësisht kileve.
Ndërkohë, këngëtarja seksi pritet të jetë në kinema në fund të qershorit, në filmin “Ocean’s 8”, ku do të jetë në krah të Sandra Bullock.
3 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)