Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Timberlake pranon lidhjen me anëtaren e Spice Girls … kush është ajo?

$
0
0

Këngëtari i famshëm Justin Timberlake në episodin e së martës të The Ellen DeGeneres Show, ka rrëfyer se dikur ishte i lidhur me një anëtare të Spice Girls.

Këngëtari, tani i martuar me aktoren Jessica Biel, e zbuloi këtë detaj në mënyrë të sinqertë gjatë një loje.

Teksa emri nuk u zbulua, muzikanti më parë ishte i lidhur me Baby Spice, e njohur ndryshe si Emma Bunton. Në një intervistë me revistën Grazia në vitin 2016, Emma u pyet për thashethemet që pretendonin se ajo ishte në një lidhje dashurie me Justin në vitin 2003, por refuzoi të jepte ndonjë koment.

Por këngëtarja në vitin 2003 i kishte hedhur benzinë zjarrit gjatë një shfaqjeje shumë të çuditshme në emisionin televiziv britanik This Morning, kur u pyet nëse ajo po takohej fshehurazi me Justin, për të cilën ajo tha: ‘Nuk mund të tregoj’.

Ndërkohë Victoria Beckham ka zbuluar më parë se Justin kërkoi të këndojnë për Spice Girls kur u takuan në një aeroport gjatë kulmit të famës së ndërsjellë të grupeve në fund të viteve ’90.

1 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>