Komiteti ‘Big start’ i Xhiros së 101 të Italisë në çiklizëm, i cili do të startojë këtë herë nga Jeruzalemi, të premten e 4 majit, ka njoftuar se ka zgjedhur në unanimitet Bar Rafaelin si “kumbarë” të turit izraelit të garës.
Fytyra përfaqësuese më e bukur në botë për Izraelin do të prezantojë kështu fanellat që do të mbahen veshur nga liderët e sportistëve të ndryshëm, përfshirë dhe atë të organikës së fituesit të garës së përgjithshme. Top-modelja, do të jetë protagoniste e prezantimit zyrtar të skuadrave, në program ditën e enjte (3 maj) dhe të nisjes së krono-prologut të një dite më pas.
1 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)