Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Kanye West mbështet Trump në këngën e re, Presidenti e përgëzon

$
0
0

Pas një jave me postime të diskutueshme në Twitter, Kanye west ka mbrojtur pikëpamjet politike të Donald Trump në këngën e tij më të re.

“Ti vs Njerëzit” është kënga më e fundit e yllit të rrepit që e përball atë me ish-bashkëpunëtorin T.I., i cili e kritikonte për mbështetjen ndaj Presidentit Trump.

“Ti përfaqëson njerëz që duken të papërpunuar dhe të ftohtë”, argumentonte në këngën e tij T.I., duke shtuar se Perëndimi po e inkurajon “epërsinë e bardhë”.

Por Kanye qëndron me këmbë në tokë, duke këmbëngulur se ai “lufton për popullin”.

Ndërkohë T.I. vazhdon replikën duke kritikuar edhe një foto të postuar nga vetë Kanye, ku mban veshur kapelen me mbishkrimin “Make America Great Again”, slogani i fushatës së Donald Trump.

Aty Kanye shprehet se, “veshja e kapelës do t’u tregojë njerëzve se jemi të barabartë”, por ish-nbashkëpunëtori i tij s’është aspak dakord dhe i bën apel që të shohë “pikat në të cilat ka përparuar populli”. “Ajo që të bën ty të ndihesh i barabartë i bën ata të ndjehen keq”, shton ai.

“Bëni Amerikën e Madhe përsëri për një perceptim negativ”, përgjigjet bashkëshorti i Kim Kardashian.

“E kam marrë, e kam veshur, kam tronditur, i kam dhënë një drejtim të ri / I shtova ndjeshmëri, kujdes, dashuri dhe vetëm dashuri”, thotë nëpërmjet rimave Kanye.

Rreperi sur pasi shfaqi një lidhje të ngushtë me Trump gjatë turneut të tij të vitit 2016, duke lavdëruar stilin e komunikimit të presidentit të zgjedhur dhe duke vënë në dukje se ai nuk kishte votuar.

Kanye më herët gjatë kësaj jave e quajti Trump “vëllai im” dhe tha se ata ndanë të njëjtën “energji prej dragoi”.

Por ai më vonë shtoi: “Nuk jam dakord me gjithçka që Trump bën. Nuk pajtohem 100% me askënd”.

Megjithatë, presidenti e ka marrë këtë mbështetje të rrallë dhe ka dhënë miratimin e tij me një cicërimë në Twitter.

“Kanye West ka kryer një shërbim të madh për komunitetin me ngjyrë”, shkroi Trump të premten. “Gjëra të mëdha po ndodhin dhe sytë po hapen për herë të parë në dekada”, theksoi ai.

28 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>