Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Gwyneth Paltrow, mes dashurisë së re dhe ish-ëve “Vip”

$
0
0

Gwyneth Paltrow, nënë e dy fëmijëve dhe ish-bashkëshortja e liderit të “Coldplay”, Chris Martin, është rrëfyer në një intervistë për “Sunday Times”.

Aktorja ka folur gjithçka sa i takon jetës sentimentale, duke treguar historinë e saj të dashurisë me të fejuarin Brad Falchuk, regjisor e producent, duke theksuar se bëhet fjalë për një raport “për të parën herë të matur”.

Në të shkuarën, aktorja amerikane ka pasur marrëdhënie edhe me Brad Pitt e Ben Affleck.

Paltrow e Falchuck, kishin njoftuar vendimin e tyre për t’u martuar në fillim të këtij viti, pasi kishin një lidhje që prej 2015-ës. Tani aktorja, që do ta interpretojë në “Avengers: Infinity War”, ka shpjeguar arsyet e një raporti kaq solid.

“Ndiej se po përjetoj për herë të parë një marrëdhënie të matur, që ndonjëherë nuk është komode, sepse kërkon një farë niveli intimiteti dhe komunikimi, me të cilët nuk jam mësuar më parë zbulon ajo.

Dhe pa cituar specifikisht emrat e partnerëve të saj të mëparshëm, Paltrow ka thënë se ka pasur marrëdhënie sentimentale me meshkuj që kishin “probleme intimiteti”.

Në të shkuarën ka pasur një histori dashurie me Brad Pitt (1994-1997), duke mos menduar asnjëherë për martesën dhe në vijimësi është frekuentuar me Ben Affleck, raporti me të cilin zgjati deri në 2000-in.

24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>