Momentet e errëta janë lënë pas krahëve. Pas ndarjes nga bosi i Formula 1, Flavio Briatore, Elisabetta Gregoraci, është “ringritur”. Nga i djali i saj Nathan Falco dhe nga hiret e saj seksi. Bukuroshja italiane ka publikuar në rrjetet sociale foto, ku shfaqet e qeshur, e lumtur dhe e nxirë nga dielli.
Në një postim, ajo shfaqet sensuale, me “veshje” prej kopshtareje: me një bikini provokuese dhe një palë çizme prej gome…
23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)