Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Richard Gere martohet për herë të tretë, Alejandra 33 vjet më e re

$
0
0

Pas tre vjetësh së bashku, dashuria mes Richard Gere (68 vjeç) dhe Alejandra Silva (35 vjeçe), do të zyrtarizohet me dasmë, e parashikuar në 5 maj, e treta për aktorin e famshëm amerikan të Hollivudit.

Sipas gazetës spanjolle “ABC”, çifti ka zgjedhur Uashingtonin si vend për të celebruar eventin, me “një ceremoni intime”.

Aktori i “American Gigolò” e “Pretty Woman”, ka qenë i martuar dy herë në të shkuarën, në fillim me Cindy Craëford nga 1991 në 1995 dhe më pas me aktoren Carey Loëell, nga 2002 në 2013-ën, nga marrëdhënia me të cilën kanë një djalë, Homer, i cili sot është 18 vjeçe.

Edhe Alejandra nuk e ka dasmën e parë, pasi ka përfunduar një marrëdhënie me ish-bashkëshortin Govind Friedland, me të cilin kanë një fëmijë.

Siç shkruan “The Sun”, lajmi i një martese të mundshme kishte nisur të qarkullonte dhjetorin e shkuar, kur 35-vjeçarja ishte parë me një unazë diamanti në gisht. Dhe kur është pyetur nëse do të ketë një martesë së shpejti, Alejandra u përgjigj: “Sapo jam divorcuar, nuk besoj se do të ketë një martesë ligjore, por ndoshta do të bëjmë një festë të madhe me Richard-in”.

Tani me sa duket momenti për të festuar ka ardhur. Alejandra, e cila është aktiviste në mbrojtje të të drejtave të njeriut, i kishte thënë revistës “Hola” në vitin 2016-të: “Richard ka qenë heroi im në jetën reale. Ndihesha pak e humbur, pa dritë dhe takimi me të i ka dhënë një kuptim jetës sime”.

Gere, ndërkohë kishte folur për takimin me spanjollen, duke pranuar që “herët a vonë, do të jenë shpirtrat tanë që do të na bashkojnë”.

16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>