Në Luginën Coachella të Kalifornisë po zhvillohet një festival i çmendur muzikor, ku kanë barkuar yjet e muzikës, modelingut dhe spektaklit nga e gjithë bota.
Prej andej vijnë sot edhe fotot më të çmendura teksa fansat po shijojnë në maksimum ritmet e muzikës që luhet nga idhujt e tyre. Fotot më seksi të ditës së sotme janë shkrepur nga tre diva të shoëbizit si Kylie Jenner, Demi Lovato dhe Iggy Azalea.
Kylie edhe pse e sapo bërë nënë është shfaqur e mrekullueshme, teksa fotot e hedhur në Instagram është shkrepur sapo ajo ka dalë nga pishina. Ajo çka bie në sy janë format që janë ruajtur edhe pas lindjes së vajzës.
Ndërkohë, 25-vjeçarja Demi Lovato i ka “çmendur” fansat me një fotot bombastike të të pasmeve të saj nga një pishinë me pamje magjike.
Edhe Iggy Azalea nuk mbetet pas teksa me një fotot tipike të stilit Fancy ajo duket shumë hot. Foto ka pafund në profilet e yjeve në Instagram por ne kemi përzgjedhur disa prej tyre.
15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)