Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Sms “interesante” në celularin e vjetër të Russell Crowe

$
0
0

Mesazhe komprometuese për aktorin Russel Crowe? Pas “ankandit të divorcit”, ku aktori shiti 227 objekte personale dhe kinematografike, për të paguar shpenzimet e ndarjes nga ish-bashkëshortja Danielle Spence, zbulohen detaje të reja.

Rrjeti radiofonik australian Triple M ka blerë makinën tip “Benz” të aktorit dhe në programin “The Grill Team” u bë me dije se, kanë gjetur një celular të vjetër të aktorit, ku ndodheshin mesazhe private të cilësuara si “interesante”.

E blerë për rreth 34 mijë dollarë australian, ose 21 mijë euro, në makinën e aktorit të njohur të filmit “Gladiatori”, u gjet një celular Nokia 5110, të cilin me sa duket e ka harruar para se të shiste makinën në shtëpinë e ankandeve ‘Sotheby’s’ në Sidnei, nga i cili siguroi rreth 3 milionë euro.

Në videon e publikuar në Facebook, shihen protagonistët e programit radiofonik, të cilët lexojnë me zë disa mesazhe të gjetura në celular, duke i shoqëruar me “bip”, fjalët e sikletshme, shkruan noa.al.

Momentalisht nuk janë bërë me dije detaje të tjera, por rrjeti radiofonik bën me dije se Russell nuk ka fshitë asnjë mesazh privat në celularin e tij, duke i cilësuar një pjesë prej tyre “me përmbajtje tejet interesante”.

Grill Team | Checking Out Russell Crowe's Car

Meet Russell Crowe's car!Stay tuned on 104.9 Triple M… You could win it!

Gepostet von The Grill Team am Montag, 9. April 2018

13 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>