“Mauro është cilësi dhe sasi në fushë dhe jashtë saj. Siç kërkon të jetë në zonën e rreptësisë, ashtu është i pranishëm çdo ditë”.
Wanda Nara, tregon super-bomberin e saj Mauro Icardi. “Me femrat është një dashuri e pafund”, – thotë për futbollistin e Interit, i cili sapo shënoi 4 gola, është ndërruar menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe i ka dërguar femrat e familjes në Paris me një avion privat.
Vajzat, Francesca e Isabella, ëndërronin një xhiro në Eurodisney dhe Maurito nuk i ka zhgënjyer. Pas “pokerit” me Sampin, shkoi në dhomat e zhveshjes, u ndërrua dhe fluturoi në Francë mes puthjeve dhe përkëdheljeve për vajzat dhe Wandan.
“Është një baba shumë i pranishëm, kërkon të organizojë diçka me fëmijët… Kur kthehet në shtëpi është një festë e veçantë, por problemi i vërtetë është kur niset me skuadrën. Francesca e kërkon gjithnjë…”.
Dhe babai super-bomber nuk i zhgënjen pritshmëritë: ai ka publikuar në rrjetet sociale foto tejsa zbavitet me fëmijët në Spanjë. Princesha dhe personazhe të fantazisë mbushin fotot e Mauros në versionin fëmijë në park, ndërkohë që në avion puth një nga vajzat.
20 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)