Në pritje për t’u kthyer në fushë, pas operacionit në këmbën e djathtë, Neymar Jr ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve.
Sulmuesi brazilian i Paris Saint Germain i cili po e kalon periudhën e rikuperimit nga dëmtimi në pallatin e tij të ëndrrave në Mangaritiba është bindur nga disa miq të tij për të ndryshuar look dhe për të bërë modelin e flokëve me rasta.
Pasi e ka ndryshuar pamje Neymar ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram në versionin “rastaman”.
20 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)