Gerard Depardieu, ylli ikonë i kinemasë franceze, të cilit i është dhënë nënshtetësia ruse në vitin 2013, ka votuar në qendrën elektorale të vendosur në ambasadën ruse në Paris.
“Voton me patriotizëm dhe dashuri për Rusinë”, – ka thënë Depardieu, pasi ka dalë nga qendra zgjedhore. Presidenti rus Vladimir Putin e ka shpjeguar vendimin e tij për t’i dhënë nënshtetësinë ruse Depardieus, duke thënë se aktori ka bërë vërtet shumë për kulturën ruse.
18 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)