Një pastiçieri në Londër i janë dashur 10 ditë për të krijuar një tortë me madhësi natyrale me ngjashmërinë e Kim Kardashian. Dhe puna e tij është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Por jo vetëm.
Ëmbëlsira e çmuar (me 15 kg çokollatë) është pasuruar me një gjerdan diamanti me vlerë më shumë se një milion euro të bëra tërësisht prej platini me 862 diamante të prera brilante, që arrijnë në 19.80 karat me smerald dhe gurë oniks, së bashku me një byzylyk me 6 karat diamantesh dhe smeraldi.
Ajo që ka bërë modelen ka qenë një sozi e Kim-it. Rezultati është me të vërtetë mahnitës: një vështrim pothuajse identik me atë të Kardashian, me qerpikët bërë nga sheqeri dhe thonjtë hedhur në sheqer dhe pikturuar me bojë të ngrënshme. Dhe nuk mund të mungonin as të pasmet e brunes seksi. Të sheqerosura…
8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)