Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Gafa e madhe e “Daily Mail” për Rita Orën!

$
0
0

Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkatdhetarët e saj. Këngëtarja e famshme ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës. Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.

Perfermanca e këngëtares është pasqyruar edhe në mediat më të mëdha botërore, por “Daily Mail” ka bërë gafën e madhe. “Rita Ora feston 10-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës”, ishte titulli i tabloidit britanik, edhe pse në tekst nënvizohej takimi që Rita pati me kryeministrin e Kosovës, Haradinaj.

19 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>