Dua Lipa ka bërë një postim tepër të veçantë ditën e sotme në llogarinë e saj të Instagramit, duke bërë një dedikim për një nga personat më të shtrenjtë për të, nënën.
Dua ka vendosur t’i urojë ditëlindjen nënës më , duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen nëna më ‘cool’ në botë. Faleminderit që ke qenë personi më frymëzues dhe e mrekullueshme. Faleminderit për gjithçka që bën për mua”, shkruan këngëtarja.
Artistja e ka përfunduar këtë dedikim me një fjali në gjuhën shqipe, duke shkruar: “Të dua shumë nanush”.
28 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)