Ajo i mahniti të gjithë në fotot me bikini të kuqe, që postoi të shtunën.
Por Rita Ora shkoi një hap më tej pasi ajo u zhvesh në një set të zjarrtë fotosh në Instagramin e saj gjatë të dielës.
Këngëtarja 27-vjeçare e kaloi pritshmërinë e fansave dhe imagjinatës me fotot plotësisht nudo. Me zhveshjen e saj, Rita u paraqit tepër joshëse në sfondin e detit të kristaltë.
Në një postim, Rita e ulur në një skelë druri shfaqi gjithë bukurinë e saj përrallore ashtu siç e “ka bërë nëna”.
Rita “e puthur” nga dielli që perëndon shihet duke u relaksuar dhe shënimi ‘PAC-man’ shoqëron një tjetër foto.
12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)