Nuk ka mënyrë për të gjetur paqen mes Kim Catrall dhe Sarah Jessica Parker. Dy divat e serialit “Sex And The City”, nuk arrijnë të gjejnë më harmoninë e dikurshme. Pas vdekjes së vëllait të Samantha-s, Carrie ka shkruar një koment publik ngushëllimi nën postimin e koleges, e cila nuk e ka vlerësuar, duke u përgjigjur me një frazë të pakëndshme…
Kim ka qenë shumë e ashpër me ish-mikeshën tashmë. Në të shkuarën kishte shpjeguar se nuk dëshironte të merrte pjesë në filmin e tretë të sagës jo për një çështje parash siç kishte lënë të kuptohej Parket, por sepse e konsideronte një kapitull të mbyllur të jetës së saj. Tani, pas vdekjes së vëllait, ka përfituar për t’i dhënë fund kësaj miqësie.
“Nuk kam nevojë për ngushëllimet e tua në këtë moment tragjik, – ka shkruar në Instagram. – Edhe mamaja ime sot më tha, ‘ku do të të lërë rehat ajo hipokrite?’. Kërkesa juaj për kontakt është një kujtim i dhimbshëm sa mizore keni qenë dhe jeni akoma. E them këtë në mënyrë shumë të qartë, nëse nuk të ka mjaftuar: nuk je familja ime, nuk je mikesha ime. Për herën e fundit të kërkoj të pushosh së shfrytëzuari tragjedinë tonë për të rregulluar imazhin tënd”.
12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)