Ky ka qenë padyshim një vit shumë i suksesshëm për këngëtaren e njohur botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa.
Ylli i hitit “New Rules”, ka pozuar së fundmi për revistën e njohur GQ, për të cilën edhe ka rrëfyer për hapat e saj në muzikë.
Dua ka thënë se kur ka dëgjuar për herë të parë veten duke kënduar në radio, është shtrirë në dysheme dhe se kishte shpërthyer në lot.
“U rrëzova në dysheme dhe isha në lot, unë thjesht nuk mund të besoja atë që po ndodhte. Ishte kaq emocionuese”, ka thënë ajo.
Dua e cila është vetëm 22-vjeçare ka treguar se kënga e saj e parë në radio ishte “Be The One”.
“E dija se do të luhej në radio për shkak se ishte duke u shfaqur nga Annie Mac”, kujton Lipa për revistën.
“Unë isha në studio atë ditë, dhe duke qenë se e dija saktësisht se kur do të transmetonte radio, mora një taksi dhe i thashë taksistit: Ju lutem, a mund ta ndizni radion?
“Gjithë rrugës për në shtëpi, e dëgjoja radion dhe po prisja, po prisja dhe ata ende nuk e kishin transmetuar këngën. Unë mbërrita në shtëpi, shpejt përplasa derën, e ndeza radion, dhe kënga filloi të luante! U rrëzova në dysheme dhe isha në lot, nuk mund të besoja atë që po ndodhte. Ishte kaq emocionuese”, ka rrëfyer këngëtarja shqiptare për GQ.
25 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)