Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Dyshohej se ishte agjente ruse, modelja e Playboy ndalohet në SHBA

$
0
0

Ish-modelja 37-vjeçare e Playboy, Victoria Bonya, pretendon se është marrë në pyetje nga zyrtarët në Los Anxhelos, pasi ata dyshonin se ajo ishte një agjente e KGB-së Ruse.

Mahnitësja Victoria tha se ajo ishte pyetur nëse po kryente spiunazh në emër të presidentit rus Vladimir Putin.

Viktoria, e cila kohët e fundit ka njoftuar ndarjen e saj me djalin e biznesmenit irlandez Alex Smurfit, pohon se i kanë kontrolluar bagazhet e saj kur e ndaluan.

Zyrtarët filluan të provokonin seksbombën bjonde, duke e pyetur nëse ajo ishte një anëtar i shërbimeve sekrete.

Viktoria, e cila jeton në Monte Karlo, shtoi: “Unë fillova të qeshja, pasi mendova se ishte një shaka, derisa më pyetën të njëjtën gjë për të tretën herë radhazi”.

Ajo beson se oficerët e morën atë në pyetje pasi gjetën një kartë biznesi për një kompani që prodhon kamera të fshehta dhe video në bagazhet e saj.

“Kjo ishte një goditje e vërtetë, mendova se po zbrisja dhe ata do të më deportonin”, tha Victoria.

Victoria pretendon se arriti të largohej pasi ajo i tregoi oficerëve llogaritë e saj në mediat sociale, të cilat tregojnë në mënyrë eksplicite se çfarë biznesi ka ajo.

23 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>