Këngëtarja Dua Lipa do të mbajë një koncert “live” në Prishtinë më 9 gusht. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo, në rrjetet sociale.
Dua Lipa duket se mezi po pret të rikthehet në vendlindjen e saj dhe këtë e shkruar edhe në “Instagram”. “Më në fund një koncert në vendlindje. Shihemi se shpejti Prishtinë”, shkruan ajo.
Edhe pse vetëm 20 vjeç ajo po ecën mjaft mirë në tregun muzikor botëror. Hitet “Be the one”, “New Love” apo “Last dance” kanë kryesuar për një kohë të gjatë klasifikimet botërore, fatin e të cilëve po ndjek edhe hiti më i fundit “Hotter than hell”.
19 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)