Një këngëtar nga Meksika, pjesëmarrës i emisionit “The Voice”, është vrarë me armë zjarri në pritë, pasi ka festuar 45-vjetorin e lindjes me shokët. Alejandro ‘Jano’ Fuentes u qëllua në kokë tre herë të premten, kur dikush iu afrua makinës në të cilën këngëtari po rrinte.
Vrasësi e urdhëroi atë që të dilte nga makina për ta marrë në shënjestër. Mediat raportojnë se Fuentes ka refuzuar dhe vrasësi hapi zjarri, duke e lënë atë në gjendje kritike për jetën. Viktima u dërgua në spital, por ishte e kotë ai pasi ai u nda nga jeta pasditen e së shtunës, rreth orës 14:07.
19 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)