Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi surprizoi ‘8 Femrat” në teatrin Aleksandër Moisiu, në shfaqjen e se dielës. Trëndafila rozë dhe të bardhë për “Artisten e Merituar” Yllka Mujo, e cila festoi ditëlindjen në skenë, rrethuar nga duartrokitjet e vazhdueshme të spektatorit, që nuk reshtnin.
Zamira Kita i dhuroi buqetën artistes së mirënjohur, në emër të Ministres Kumbaro ku shkruhej: Për “Kryeneçen” e dashur të të gjitha brezave MIRENJOHJE për kontributin, emocionin dhe dhënien e mesazheve përmes TEATRIT. Jetë të gjatë në skenë Yllka Mujo! Me dashuri, Mirela Kumbaro” “Gabi” i saj shkëlqeu edhe këtë natë, siç ndodh me çdo shfaqje ku ajo ngjitet në teatër dhe i fal rolit karakter, mençuri, plastikë, energji, emocion. Jetë të gjatë Yllka Mujo ! Të urojmë te jetosh gjatë në skene dhe të vazhdosh të na tronditesh me personazhet që i ndjen në lëkurë.
16 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)