Akademia e Arteve dhe Shkencave, institucioni prestigjioz që merret me organizimin e çmimeve “Oscar” vendosi përjashtimin e producentit Harvey Weinstein, i cili prej disa javësh është vënë në qendër të një skandali të madh seksual.
Dhjetëra femra të njohura, pjesa më e madhe aktoren kanë denoncuar publikisht producentit se ka abuzuar seksualisht me to. Harvey Weinstein bashkë me të vëllanë kishte themeluar në vitin 1975 Miramax me të cilën kishte korrur suksese të mëdha në kinematografi.
Në vitin 2005 Weinstein themeloi ‘Weisntein Company’, me të cilën ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të kinematografisë botërore, duke marrë mbi 300 nominime ‘Oscar’ për produksionet e tij, ndërsa ka fituar çmimin prestigjioz për 81 prej tyre.
15 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)